MENU
klinika

Bundesliga, java 30

Dortmund mban gjallë shpresën për Champions

21.04.2021 - 21:28

Borussia Dortmund siglon fitoren e tretë radhazi në Bundesliga, por edhe rivalët nuk po gabojnë. Verdhezinjtë fituan në shtëpi 2-0 ndaj Union Berlin dhe nuk heqin dorë për një vend në Champions League, kur mbeten edhe 4 javë nga fundi.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 27-të nga kapiteni Reus. Haaland gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, por Reus ishte i vëmendshëm dhe shtyu topin në rrjetë më pas. Me kaq u mbyll pjesa e parë.

Dortmund u clirua plotësisht vetëm në fundin e takimit, kur Guerreiro në 88’ realizoi golin e dytë. Dortmund mbetet në vendin e pestë, 4 pikë larg vendit të katërt, që mbahet nga Frankfurt, që fitoi mbrëmë.

Po ashtu, edhe Wolfsburg është rikthyer te fitorja pas dy humbjeve. “Ujqërit” firuan 3-1 në fushën e Stuttgart dhe rimarrin vendin e tretë. Në dy ndeshjet e tjera, Hoffenheim fitoi 3-2 ndaj Monchengladbach, ndërsa Werder Bremen u mposht 0-1 në shtëpi nga Mainz.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN