MENU
klinika

Nuk heqin dorë nga fama

Familja Kardashian do të vijë me një tjetër projekt në TV?!

10.04.2021 - 09:24

kim Kardashian ka zbuluar projektin e saj më të ri në TV, pas “Keeping Up With Kardashian”. Performanca e familjes Kardashian nuk ka mbaruar ende, por do t’i shohim sërish.

Bukuroshja Kim, 40 vjeçe, zbulon lajmin e bukur në llogarinë e saj në Twitter të enjten.

Nuk do të jemi larg ekranit për shumë gjatë. Spektakli ynë në HULU do të nisë rrugëtimin, pas përfundimit të sezonit të fundit të “Keeping up With the Kardashians”.

Ka më pak se një vit që kur Kim dha lajmin se shfaqja e tyre në TV do të mbaronte pas 20 sezonesh dhe më shumë se një dekade në transmetim.

Unë iu jam shumë mirënjohëse të gjithëve ju që më keni ndjekur mua dhe familjen time, këto 14 vitet e fundit. –shkruante Kim Kardashian.

Gjithashtu ajo thekson se ndihet në borxh për çdo njeri që ka luajtur rol në formimin e karrierës së saj.

Sa i përket programit të ri në TV, Kim nuk ka shtuar më tepër detaje, por ajo që dihet është se familja Kardashian nuk është larguar përgjithmonë nga ekrani, madje do t’i shikojmë në një tjetër ‘Reality Show’.

Aktorja e njohur habit me deklaratën

“Unë dhe nëna ime mund të shikojmë fantazma”

"Na bën të qeshim më shumë se kolegët humoristë"

Ermal Mamaqi një mesazh për Heidin nëpërmjet “Big Love”

U përfaqësua nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan”

Shqipëria nuk kualifikohet në finalen e Eurovision?

Në një mënyrë të veçantë, çifti ndajnë lajmin e ëmbël

Justin dhe Hailey, së shpejti prindër për herë të parë!