MENU
klinika

Reagimet

FIFA dhe Europa kundër Super League

20.04.2021 - 11:30

Pas UEFA-s dhe kreut të saj Ceferin, për krijimin e Super League Europiane reagoi edhe presidenti i FIFA-s,  Infantino. Ai foli qartë në emër të institucionit që është totalisht kundër 12 klubeve që krijuan kompeticionin e ri, si dhe mbështet UEFA-n dhe futbollin europian për të penguar iniciativën e klubeve të mëdha për të luajtur vetë.

Sipas kreut të FIFA-s, 12 klubet e Super League, nuk mund të luajnë më vete e pastaj të luajnë edhe në kampionatet e vendeve të tyre. Duhet të respektohen organizatat, ligat, UEFA, FIFA dhe mbi të gjitha historia e futbollit.

Kundër Super League Europiane ka dalë edhe Rummenigge, i cili mori vendin Andrea Agnellit në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, si dhe tashmë do të jetë ai presidenti i shoqatës së klubeve evropiane.

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munchen nuk e ka marrë në konsideratë thirrjen e bërë nga 12 klubet që krijuan Superligën, madje përgëzoi edhe Borussian e Dortmundit apo ndonjë klub tjetër gjerman, por edhe më gjerë që refuzuan të bashkohen me kompeticionin e ri.

Gjithashtu, kundër krijimit të Super League Europiane kanë dalë trajnerë, futbollistë, grupime tifozërish dhe legjenda të klubeve që kanë krijuar ligën e tyre. Tifozët e United, Liverpool, por edhe të Interit nuk e duan këtë ligë.

Gjithashtu, Jurgen Klopp, edhe pse Liverpool është pjesë e kësaj nisme, është shprehur kundër. Te futbollistët është Toni Kroos jo sinkron me Real Madrid, por ky i fundit ka kritika edhe për UEFA-n.