MENU
klinika

Nga një gol në 95'

Futbollistët shpëtohen nga policët, qëllojnë ndaj tifozëve

29.04.2021 - 13:41

Ngjarjet e vitit 97’ në Shqipëri ende janë në memorien e shumë njerëzve të cilët i përjetuan. Edhe në stadiumet e futbollit kërciste kallashi, fatmirësisht pa viktima në radhët e sportistëve. Por në Kongo të Afrikës ka shkuar në një nivel krejt tjetër.

Futbollistët e TP Mazembe u detyruan të dërgohen në aeroport me një kamion, ku policë të armatosur i mbronin nga sulmet e tifozëve të Sanga Balende. Kjo e fundit humbi në fushën e vet 0-1 pas golit në minutën e 95-të nga Thomas Ulimwengu. Kjo nuk u prit aspak mirë nga tifozët e skuadrës vendase.

Për fat, ndeshja u luajt pa tifozë në stadium. Por më pas fansat e Sanga Balende rrethuan stadiumin dhe donin të sulmonin futbollistët e ekipit mik. U desh ardhja e policisë me një kamion enkas që të bëhej i mundur largimi i ekipit Mazembe. Policia u detyrua të përdorë plumba të drejtpërdrejtë për të shpërndarë tifozët.