MENU
klinika

Trajneri i njohur

Giggs nuk drejton dot Uellsin, nis procedimi penal

23.04.2021 - 19:06

Nuk kanë të mbaruar telashet për Ryan Giggs, i cili nuk do të drejtojë Uellsin në Euro 2020, edhe pse ishte ai që kualifikoi këtë përfaqësuese në aktivitetin e kësaj vere.

Kjo ishte pasojë e vendimit të Policisë së Manchester për të nisur procedim penal zyrtarisht për ish-mesfushorin e United për akuzën e ushtrimit të dhunës ndaj ish-partneres së tij në një zënkë në nëntor.

Ish-partnerja e tij, Katy Greville, akuzoi Giggs se e kishte dhunuar pas një zënke në familje dhe ai më pas u arrestua nga policia. Dëshmia e ish-partneres bëri që ai të akuzohej edhe për dhunë dhe ushtrim presioni për ngjarje të ndryshme nga dhjetori 2017, deri në nëntorin 2020.

Mbi Giggs rëndon edhe dhuna që ai ka ushtruar ndaj motrës së Greville gjatë incidentit në fjalë. Kështu, ai do të përgjigjet para një gjykate të mërkurën e ardhshme, duke nisur zyrtarisht procedimin penal ligjor.

Pas këtij vendimi, Federata e Futbollit e Uellsit bëri të ditur se Giggs nuk do të ishte në drejtimin e përfaqësueses gjatë Europianit, pasi Giggs ka vendosur të qëndrojë larg përfaqësueses për sa kohë që është një hetim i hapur ndaj tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN