MENU
klinika

NBA

Jazz kalojnë në play-off me humbje, rikthehen Lakers

27.04.2021 - 10:42

Utah Jazz është skuadra e parë e NBA që siguron kalimin në fazën Play-off. Pavarësisht humbjes 105-104 në fushën e Minnesota, kryesuesit e Konferencës së Perëndimit siguruan matematikisht kualifikimin për në fazën tjetër. Një ndeshje me rivalitet, ku për vendasit u dallua Russell me 27 pikë.

Pas 3 humbjesh radhazi, rikthehet te fitorja ekipi i Los Angeles Lakers, që fitoi 114-103 ndaj Orlando Magic. Schroder realizoi 21 pikë e 10 rebound, mbështetur edhe nga Davis me 18 pikë. Mungoi përsëri LeBron James.

Pa probleme fitoi Philadelphia në Lindje, që mundi 121-90 Oklahoma City Thunder, ndeshje ku u dallua Embiid me 21 pikë. E veçanta e kësaj sfide është se për Philadelphia realizuan të gjithë lojtarët, 15 që u aktivizuan gjatë 4 periodave.

Ekipi i New Orleans Pelicans mundi 120-103 Los Angleles Clippers, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në play off. Williamson me 23 pikë ishte lider në fushë për vendasit. Falë fitores 119- 110 në fushën e New York Knicks, ekipi i Phoenix Suns është ende në garë për kreun në Perëndim. Booker shkëlqeu në këtë sfidë me 33 pikë. Sezoni i rregullt në NBA mbyllet më 12 maj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Basketbollisti i Golden State

Curry thyen një tjetër rekord në NBA