MENU
klinika

NBA

Jazz rikthehen te fitorja, mposhten Lakers e Bucks

09.04.2021 - 09:35

Gara e fortë vijon për vendet e para në dy konferencat e NBA. Utah Jazz rikthehet te fitorja pas suksesit 122-103 ndaj Portland Trail Blazers, duke ruajtur kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit. Ndeshje e mirë për Mitchell, që realizoi 37 pikë për Jazz.

Skuadra e Los Angeles Clippers fitoi 113-103 ndaj Phoenix Suns, në një përballje mes dy prej ekipeve më të mira në Perëndim, më saktë, vendi i tretë mposhti vendin e dytë. George realizoi 33 pikë, mbështetur edhe nga Leonard me 27 pikë, duke bërë diferencën në parket.

Ndërsa skuadra tjetër e Los Angeles, Lakers, u mposht nga Miami Heat në shtëpi 110-104, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Pope realizoi 28 pikë, por që mbetën për statistikë për Lakers, ndërsa për Miamin u dallua Butler, po me 28 pikë.

Lakers zbresin në vendin e pestë, kur në fazën e parë ishin në vendin e parë. Mungesat e yjeve si Lebron James dhe Anthony Davis janë ndjerë dukshëm. Gjithsesi, kampionët në fuqi të NBA qëndrojnë në zonën play-off.

Në Lindje, surprizon skuadra e Dallas Mavericks, që mposhti 116-101 Milwaukee Bucks, ku vijon të mungojë Giannis Antetokounmpo. Doncic me 27 pikë e Porzingis me 26 bënë diferencën në fushë për Dallas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN