MENU
klinika

Rrëfen eksperiencën

Kaloi Covid-in, Almeda ka disa këshilla për gratë shtatzënë

08.04.2021 - 09:03

Almeda ja ka dalë me sukses betejës me Covid-19 dhe ka folur përsëri për këtë temë frymëzuar nga mesazhi i një ndjekëseje që është shtatzënë dhe e pyet për këshilla. Çelësi për të kaluar këtë situatë shumë të vështirë është vetëm një: Të mendosh mirë e të mos e lësh veten të dorëzohet mendërisht. Këtë ka shpjeguar edhe Almeda duke e lidhur me përjetimin e saj.

“Kam marrë shumë mesazhe të këtij lloji dhe fatkeqësisht ka shumë nëna shtatzënë të infektuara me Covid-19. Uroj që Zoti t’ju ndihmoj. E di që është një proces shumë i vështirë dhe kërkon më shumë kohë, sepse nuk mund të marrim mjekim. Mua më zgjati rreth 20 ditë, por gjëja më e rëndësishme është morali. Është e vlefshme për të gjithë njerëzit, por më besoni që është akoma më e rëndësishme për ne gratë shtatzënë dhe që ushqejmë fëmijët me qumësht gjiri. Ju lutem mbajeni moralin lart dhe mendoni që do të kalojë, mendoj se është më mirë të konsultohemi me mjekun tuaj për gjendjen dhe vitaminat që mund të merrni”, ka rrëfyer ajo.

Pak ditë më parë Almeda rrëfeu se e gjithë familja e tyre ishte infektuar, por gjëndja e saj ishte delikate për shkak të shtatzënisë. Tashmë çdo gjë duket se po merr për mirë.

Aktorja e njohur habit me deklaratën

“Unë dhe nëna ime mund të shikojmë fantazma”

"Na bën të qeshim më shumë se kolegët humoristë"

Ermal Mamaqi një mesazh për Heidin nëpërmjet “Big Love”

U përfaqësua nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan”

Shqipëria nuk kualifikohet në finalen e Eurovision?

Në një mënyrë të veçantë, çifti ndajnë lajmin e ëmbël

Justin dhe Hailey, së shpejti prindër për herë të parë!