MENU
klinika

Mësohen rivalët

Kosova, dy miqësore në fillim të qershorit

23.04.2021 - 13:02

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka konfirmuar se Përfaqësuesja e Kosovës do luajë dy ndeshje miqësore gjashtë muajit qershor, kundër San Marinos dhe Kazakistanit. Të dy këto përballje janë planifikuar të zhvillohen në Prishtinë.

Ka qenë faqja zyrtare e FFK-së, që ka konfirmuar këto 2 angazhime të dardanëve në datat 1 dhe 4 qershor. Dy rivalë të lehtë, sidomos përballja me San Marinon.

“Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshje miqësore në terminin e lirë të UEFA-s FIFA-s në fillim të muajit qershor. Fillimisht më 1 qershor, Dardanët do të luajnë kundër San Marinos, në orën 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa më 4 qershor në të njëjtën kohë dhe vend do të zhvillohet miqësorja tjetër me Kazakistanin”, – thuhet në njoftim.