Çaji mund të duket si i sigurtë dhe i shëndetshëm por duhet të dini kur duhet ta konsumoni. Një studim ka zbuluar se nëse konsumoni çajin gjatë vaktit, mund t’ju sjellë probleme shëndetësore. Kërkimi shqyrtoi dietat e më shumë se 630 mijë personave, një pjesë që ishin të shëndetshëm dhe të tjerët me probleme.
Studiuesit zbuluan se çaji mund të pengojë thithjen e hekurit dhe zinkut. Kjo është arsyeja pse çaji nuk duhet të jetë pjesë e mëngjesit, drekës ose darkës suaj të plotë. Konsumojeni mes vakteve.
Por kjo nuk do të thotë që ta eliminoni krejtësisht atë, pasi ka përfitime të jashtëzakonshme, përfshirë përmirësimin e shëndetit kardiovaskular, si dhe ndihmon në uljen e mbipeshes dhe inflamacionit.