MENU
klinika

Kupa e Gjermanisë

Leipzig siguron me vuajtje finalen

30.04.2021 - 22:47

Gjysmëfinalja e Kupës së Gjermanisë mes Werder Bremen dhe Leipzig është zgjidhur në minutën e 124-t. Fati i buzëqeshi skuadrës së trajnerit Julian Nagelsmann, që arriti të triumfonte me rezultatin 1-2, falë golit të realizuar nga Forsberg.

Leipzig ishte favorit në këtë përballje, ndërkohë që iu desh të vuante shumë, për të siguruar një biletë për në finalen e Kupës. Koha e rregullt përfundoi me rrjeta të paprekura. Pavarësisht epërsisë, skuadra mike e Nagelsmann nuk arriti të zhbllokonte sfidën gjatë 90 minutave.

Në shtesën e parë, ishte koreano-jugori, Huang, i cili pas asistit të Polsen, kaloi në avantazh miqtë. Pavarësisht disavantazhit, vendasit e Bremen nuk u dorëzuan, teksa në minutën 105’ vendosën barazpeshën me Bitenkurt.

Kur u mendua se sfida do të shkonte drejt penalltive, ishte Foresberg, ai i cili bëri heroin, ku pas asistit të Huang me kokë, nuk fali brenda zonës, duke përshëndetur rrjetën. Leipzig do të përballet në finalen e datës 13 maj me fituesin e çiftit Dortmund-Holstein Kiel.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak