MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më duket sikur më këputen këmbët…

14.04.2021 - 10:00

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Ka një kohë që më këputen këmbët dhe më duket sikurë nën gjuhë më pengon diçka. Kam bërë vizita të shumta por mjekët këtu në Kosovë më thonë të është bërë fiksim dhe e ke nga nervozizmi. Ju lutem, a mund të më japi dikush një zgjidhje?

Mjeku: Këputja e këmbëve është shumë subjektive. Duhet pyetur pacienti nëse kjo i ndodh në ecje, i ndodh në qetësi, flen gjumë mirë, ushqehet shëndetshëm, merr sasinë e duhur të kalorive, bën aktivitet fizik, vuan nga ndonjë problem tjetër shëndetësor? Pra duhet bërë një vizitë tek mjeku specilist dhe analizat përkatëse. Shumë e rëndësishme në këtë rast është bërja e një analize për diabetin. Nëse të gjitha analizat dhe ekzaminimet dalin pa problem, atëherë mund të kemi të bëjmë me një lodhje nervore, por që nuk mund të flasim para kohe.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.