MENU
klinika

Champions League

Mes Real dhe Chelsea kualifikimi mbetet i hapur

27.04.2021 - 21:59

Finalisti i Champions League mes Real Madrid dhe Chelsea do të vendoset pas 90 minutave në kthim, në Londër, pas 8 ditëve. Kjo sepse sfida e parë në Madrid përfundoi në barazim 1-1.

Pas 14 minutash lojë, është zhbllokuar supersfida. Skuadra e Tuchel e ka nisur mjaft fort dhe madje ishte një mrekulli e Courtois që shpëtoi golin pasi Ëerner u ndodh përpara tij dhe gaboi duke e goditur topin pikërisht te këmbët e belgut.

Por, disa minuta më pas, një asist perfekt i Rudiger për Pulisic i dha mundësi amerikanit që të driblojë portierin e Realit dhe të shënojë me portën e boshatisur më pas. Por avantazhi zgjati vetëm 15 minuta.

Gjithmonë ai, Karim Benzema! Njeriu lider i Real Madrid në mungesë të Sergio Ramos, i ndodhur brenda zonës, kur krosimi i ardhur dhe devijuar me kokë nga Militao, gjen francezin të pozicionuar aty ku duhet.

Veprimi i tij është magjik: pasi stopon topin me kokë, nuk mendohet dhe fluturimthi me gjysmë kthesë shqyen portën e Chelsea duke barazuar. Duartrokitje edhe nga Sergio Ramos në tribunë! Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar, me raste në të dy krahët, por rezultati mbetet 1-1.