MENU
klinika

Shënoi gol

Mesfushori kuqezi, më i miri i javës në Serie B

21.04.2021 - 18:43

Nuk mundi dot të luante në ndeshjet e marsit, edhe pse ishte i grumbulluar. Kjo për shkak të dokumentacionit, por mesfushori shqiptar Nedim Bajrami vijon formën e mirë me Empolin.

Ai është shpallur si lojtari i javës në Serie B italiane, pas performancës fantastike javën e kaluar me ekipin e tij Empoli, ku arriti të realizojë dhe një gol në fitoren 4-2 ndaj Brescias.

22 vjeçari ishte protagonsit gjatë gjithë ndeshjes, ku përveç golit arriti të ndihmojë ekipin dhe në fazën sulmuese në rolin e playmakerit. Ky është një vlerësim shumë pozitiv për Bajramin, i cili shihet si një talent me të ardhme të madhe teksa të gjithë po presin dhe debutimin e tij me Kombëtaren kuqezi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN