MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Uzuni në superformë, dy gola për ekipin e tij

20.04.2021 - 21:51

Nuk kanë të ndalur golat e legjionarëve kuqezi në Europë. Pas Cikalleshit, sot ishte radha Myrto Uzunit të realizojë golin e radhës në kampionatin hungarez me Ferencvaros.

Jo më kot në adresë të tij kanë mbërritur oferta konkrete nga skuadra të kampionateve të njohura në Europë. Sulmuesi shqiptar, arriti të gjente sërish rrugën e rrjetës në kampionat, duke u ngjitur në kuotën e 12 golave.

Konkretisht, ai realizoi në minutën e 12-të, si dhe në të 77-n minutë me penallti ka shënuar golin e tij të dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij.

Ferencvarosh me këtë fitore është në vend të parë dhe tashmë ka 69 pikë, duke u shkëputur edhe më shumë nga Pushkash Akademi dhe titulli nuk duket problem aspak. Uzuni është pjesë e këtij suksesi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN