MENU
klinika

Basketboll Femra

Mësohen dy ekipet finaliste të Kupës së Shqipërisë

28.04.2021 - 17:39

Mësohen dy skuadrat finaliste të Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra. Partizani dhe Flamurtari do ta diskutojnë këtë finale nesër, teksa triumfuan në gjysmëfinalet e këitj eventi, në takimet e luajtura sot në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga” në Durrës.

Në sfidën e parë, Partizani fitoi 89-69 ndaj Tiranës, një ndeshje e dominuar që në fillim nga skuadra e trajneres Çamishi. Bardheblutë u përpoqën të rivalizojnë, por pa sukses, duke u dorëzuar shpejt.

E njëjta situatë edhe në gjysmëfinalen e dytë, ku vlonjatet mposhtën 84-72 rivalet e Sh.K.B.Tirana. Vajzat e Flamurtarit krijuan një epërsi që në fillim dhe e administruan atë deri në fund, duke e merituar fitoren.