MENU
klinika

Shifrat deri më tani

Messi fantastik në 2021, mund të fitojë “Topin e Artë”

27.04.2021 - 14:18

Pavarësisht çka ndodhi në sezonin e kaluar, nisjen e keqe dhe eliminimin nga Champions League, Lionel Messi për vitin 2021 është vendimtar për Barcelonën. Këtë e thonë shifrat, rendimenti i tij mbetet i lartë, pavarësisht se në fushë duket sikur lëviz më pak.

Në 33 ndeshje të këtij sezoni me fanellën blaugrana, Messi ka shënuar 25 gola dhe ka dhënë 21 asiste. Nga golat në Europë e kalon vetëm Leëandoëski, por askush për nga asistet.

Ndeshja e fundit e Barcelonës, që u fitua ndaj Villarreal, ishte hera e parë në vitin 2021 që Lionel Messi nuk u përzgjodh më i miri i ndeshjes ku luajti. Plot 19 herë ai ka marrë çmimin “Man of the Match” në këtë sezon. Ndjekësi më i afërt në La Liga, Karim Benzema, ka 11 të tillë.

Barcelona fitoi Kupën e Mbretit dhe të enjten do të luajë ndeshjen e prapambetur me Granadën. Nëse ia del mbanë, do të merrte kreun e La Liga-s. Lionel Messi, me shifrat aktuale, që mund të përmirësohen deri në fund, dhe nëse merr edhe titullin kampion, do të ishte kandidati më potencial për të fituar “Topin e Artë” të shtatë personal.

Konkurrenti më i madh do të ishte Kylian Mbappe, por gjithnjë PSG arrin të fitojë Champions dhe të mbrojë titullin në Francë. Nuk mbetet pas Leëandoëski, që këtë sezon nuk ka kush ia rrëmben “Këpucën e Artë” në Europë.