MENU
klinika

Tenis

Nadal: Nuk jam si Djokovic që mendon vetëm rekordet

23.04.2021 - 09:20

Pas eliminimit nga turneu Masters i Monte Carlo, tenisti spanjoll Rafael Nadal po vijon aventurën në turneun e Barcelonës, ku është kualikuar në çerekfinale. Në një intervistë për mediat vendase, ai ka thumbuar numrin 1 në botë, rivalin e tij Novak Djokovic.

“Po punoj fort dhe po bëj maksimumin që të luaj sa më gjatë. Dualizimi me Novak Djokovic? Unë jam shumë ambicioz, por kam një ambicie të shëndetshme.

Unë vazhdoj të luaj në cirkuit duke u argëtuar dhe jam i kënaqur për karrierën time. Nuk ndihem keq nëse humbas një ndeshje apo nuk arrij të thyej një rekord, si Novak. Ai është i fiksuar pas rekordeve.

Fakti që kam patur rivalë të kalibrit si Roger Federer e Novak Djokovic më ka ndihmuar në karrierën time, por unë luaj për veten time dhe jo për të thyer rekorde. Sporti shërben për t’u përmirësuar, jo për rekorde.

Unë dua të zbres në fushë për të luajtur, jo për të numëruar e thyer rekordet. Në të shkuarën njerëzit mendonin se askush nuk do t’i thyente rekordet e Pete Sampras, por ne i kaluam ato shifra. Do të vijë gjithnjë dikush që do t’i thyejë rekordet tona”, – u shpreh Nadal.