MENU
klinika

La Liga, Java 31

Ndalet Real, gëzon Atletico dhe Barcelona

18.04.2021 - 22:00

Real Madrid është ndalur pikërisht atëherë kur nuk pritej. Përballë Getafes në transfertë, Los Blancos nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola. Atletico fitoi dhe tashmë është 3 pikë para, ndërsa Barcelona mund ta parakalojë pasi ka një ndeshje më pak.

Skuadra e Zidane nuk ka qenë brilante si herët e tjera, ndoshta e lidhur edhe nga tre impenjimet e forta (dy herë me Liverpool dhe El Clasico në La Liga).

Në pjesën e parë, galaktikët shënuan me Mariano Diaz, por arbitri anuloi gjithçka për një pozicion të parregullt, pasi u pa dhe ripa në VAR. Flitet për centimetra në fakt. Në pjesën e dytë, Getafe ishte më e rrezikshme dhe madje në fund tentoi edhe të fitonte ndeshjen.