MENU
klinika

Tenis

Novak Djokovic tërhiqet nga një tjetër turne

29.04.2021 - 11:13

Tenisti serb Novak Djokovic tërhiqet nga turneu Masters i Madridit, ku është kampion në fuqi. Turneu nisi të enjten dhe Djokovic, numri 1 në botë për meshkuj, ka vendosur të mos luajë për shkak se nuk është në formën e tij më të mirë.

Në fushat me dhè, këtë sezon, tenisti serb nuk ka bërë një paraqitje të mirë, duke u eliminuar herët si në Monte Carlo ashtu dhe në Beograd. Për këtë arsye, ai vendosi të vijojë përgatitjen. Pritet që ai të luajë në turneun Masters të Romës, pas 2 javësh, që do të jetë një nxemje për “Roland Garros”, që starton në fund të majit.

“Më vjen keq që tërhiqem, pasi ky është një event i rëndësishëm për mua. Gjithsesi, përparësi për mua është të jem në formën optimale në grand slam të Roland Garros”, shkroi Novak Djokovic në twitter.

Gjithsesi, tenisti serb nuk rrezikon pozicionin numër një në botë, pasi edhe rusi Medvedev, që ndodhet i dyti, nuk mori asnjë pikë në Monte Carlo, pasi doli pozitiv dhe u desh të qëndronte në karantinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN