MENU
klinika

Zgjedhjet te Real Madrid

Perez konfirmohet president, mandati i 6-të i tij

13.04.2021 - 11:21

Florentino Perez do të jetë president i Real Madrid edhe për katër vitet e ardhshme. Lajmi bëhet i ditur nga mediat spanjolle, të cilat konfirmojnë se Perez nuk ka pasur rival për zgjedhjet presidenciale në klub dhe për këtë do të mbajë mandatin deri në vitin 2025.

Kjo do jetë hera e 6-të që 74-vjeçari zgjidhet në krye të klubit 13 herë kampion të Europës, ku pesë prej tyre i ka fituar pa një rival përballë. Perez e mori drejtimin e Real Madrid në vitin 2000, kur sfidoi presidentin në largim Lorenzo Sanz.

Ai e bëri këtë duke premtuar gjatë fushatës elektorale blerjen e Luis Figo, kampionit të Barcelonës, i cili zbarkoi me përpikëri në “Santiago Bernabeu” pasi Perez u zgjodh president.

Që atëherë, Real nën drejtimin e Perez ka fituar gjithçka, ndërsa në përbërje ka pasur emrat nga më të rëndësishëm të futbollit të shkuar dhe atij aktual, ku vlen të theksohet blerja e portugezit Cristiano Ronaldo. Perez ndërtoi një ekip galaktik, me emra si Zidane, Ronaldo, Beckham, Figo, Raul, Casillas e shumë të tjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN