MENU
klinika

Vështirë të realizohet

Messi vendos një kusht për të rinovuar me Barçën

12.04.2021 - 12:22

Siç shkruan sot “L’Equipe”, revista e njohur sportive franceze, Lionel Messi ka një dëshirë në formë kushti për të qëndruar te Barcelona. “Messi ngulmon çdo ditë te Barcelona që Neymar të kthehet nga PSG” – është titulli i revistës në fjalë.

Këtë gjë se si PSG po punon shumë që ta mbajë kampionin brazilian, tregon edhe anën tjetër të medaljes: “Pleshti” po ushtron presion mbi Joan Laporta për ta rikthyer atë në “Camp Nou”.

Ylli argjentinas do ta linte mënjanë idenë e largimit nga Blaugrana-t dhe do të të rinovonte kontratën e tij, që skadon më 30 qershor, nëse ribashkohet me kolegun dhe mikun e tij brazilian. Ndërkohë, presidenti i ri katalanas iu tha “jo” ofertave të emrave të mëdhenj në Europë, mbi të gjitha Manchester City.

messi neymar

Sidoqoftë, duket se kapiteni i ka vendosur një kusht për qëndrimin: kthimi i O’Ney në Katalonjë. Messi dhe Neymar luajtën së bashku për 4 sezone, duke tuar 9 tituj, përfshirë një Ligë të Kampionëve më 2015.

Pastaj, dy vjet më vonë erdhi vendimi i brazilianit për të kaluar në kryeqytetin francez, me PSG që pagoi klauzolën e lirimit 222 milionë euro, shumë rekord botëror. Për kthimin e Neymar te Barcelona, pengesë mbetet deciti i madh i klubit (1.17 miliardë euro) dhe vendosmëria e PSG për të rinovuar me yllin e “Selecao”, me të njëjtat kushte financiare të kontratës në fuqi (36.8 milionë euro në vit).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN