MENU
klinika

La Liga, Java 30

Real Madrid fiton “El Clasico” dhe merr kreun

10.04.2021 - 21:58

Për të dytën herë radhazi këtë sezon, “El Clasico” është i Real Madrid, që mposht 2-1 Barcelonën në “Alfredo Di Stefano” dhe marshon për të mbrojtur titullin kampion, teksa merr kreun provizor.

Karim Benzema ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 13’, duke i dhënë avnatazhin 1-0 Realit ndaj Barcelonës. Francezi ka shënuar pas një aksioni fantastik, ku finalizimi ishte thjesht perfekt. Benzema shënoi me një goditje me finte, duke befasuar edhe portierin Ter Stegen.

Real Madrid ka shënuar edhe golin e dytë në minutën e 28’. Toni Kroos ka qenë autor i golit për madrilenët, me gjermanin që ka ekzekutuar në mënyrë perfekte një goditje dënimi. Topi është devijuar nga Dest fillimisht, ndërsa më pas Jordi Alba nuk ka arritur ta largojë.

Barcelona ka rihapur përballjen ndaj Real Madrid, teksa në minutën e 59’ ka shënuar me anë te Minguezas. Mbrojtësi u gjend i lirë në zonë dhe shfrytëzoi në maksimum një krosim të Jordi Albas. Casemiro në harkun kohor të 2 minutave (89’ e 91’) merr 2 kartonë të verdhë, por kjo nuk ndikoi në rezultat, që mbyllet 2-1 për Real Madrid.