MENU
klinika

La Liga, Java 30

Ndalet sërish Atletico, titulli mbetet në “ankand”

11.04.2021 - 22:04

Atletico Madrid nuk fiton sërish dhe tashmë titulli është tërësisht i hapur në La Liga. Të besuarit e Simeones nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Betis.

Colchoneros kanë shënuar të parët me Carrasco-n, por Betis është kundërpërgjigjur pothuajse menjëherë me Tello-n. Vazhdon periudha negative për Atletico-n, me vetëm një fitore të marrë në pesë ndeshjet e fundit të luajtur në të gjitha kompeticionet.

Bardhekuqtë kanë arritur të marrin vetëm 17 nga 33 pikët e fundit që kanë patur në dispozicion në kampionatin spanjoll. Kampionati spanjoll mbetet I hapur në tetë ndeshjet e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN