MENU
klinika

Njoftimi zyrtar

Pista e Suzukas, edhe për tre vjet në Formula 1

24.04.2021 - 13:38

Gara e Japonisë që zhvillohet në Suzuka do të qëndrojë në kalendarin e Formula 1 për të paktën edhe për tre vjet të tjerë deri në vitin 2024. Kështu njoftuan promovuesit e garës dhe drejtuesit e Formulës 1.

“Kjo zgjatje e kontratës është rezultat i marrëdhënies së frytshme midis F1 dhe Mobilityland (pronarët e cirkuitit), gjithashtu pjesë e angazhimit strategjik afatgjatë për të zhvilluar sportin në Azi “, – thuhet në deklaratë.

“Japonia ka tifozë të zjarrtë dhe një talent të ri emocionues si Yuki Tsunoda, i cili është bërë piloti i parë japonez në rrjet që nga viti 2014. F1 do të vazhdojë të punojë me promovuesin për të rritur më tej popullaritetin e sportit në vend” – mbyllet njoftimi i drejtuesve të Formula 1.

formula 1 suzuka
formula 1 suzuka

Cirkuiti i Suzukas do të festojë 60 vjetorin e tij në 2022, teksa ka pritur 31 gara të Grand Prix që nga viti 1987.