MENU
klinika

Protesta kundër ndërtimit të HEC-it në Mirditë

Policia arreston organizatorin dhe tre qytetarë

12.04.2021 - 08:12

Policia e Lezhës ka arrestuar organizatorin e protestës së djeshme në Thirrë të Mirditës, kundër ndërtimit të HEC-it si dhe tre qytetarë të tjerë.

Sipas policisë, në gjendje të lirë janë proceduar edhe 30 persona të tjerë, të cilët kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë.

Kështu në pranga u vunë shtetasit B. P., 48 vjeç, banues në Lezhë, organizatori i protestës së paligjshme; E. B., 22 vjeç, E. B., 21 vjeç dhe Ç. G.,22 vjeç, banues në Kosovë.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 30 shtetas të tjerë.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të zhbllokuar qarkullimin e automjeteve.

Materialet në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, thuhet në njoftimin e policisë.

PROTESTA

Ndërtimi i një hidrocentrali dhe një fabrikë uji në fshatin Thirr të Mirditësnxori në protestë banorët e zonës të cilët akuzojnë për vjedhje të pasurisë së përbashkët.

Ata shprehen se kompania private e ndihmuar nga pushtetarët lokal ka shkelur ligjin duke shmangur konsultimin me qytetarët dhe pëlqimin e tyre gjë e cila nuk ka ndodhur.

Në mbështetje të banorëve erdhën dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova të cilët ujin e konsideruan si pronë të përbashkët të këtyre banorëve.

Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një të mitur

SHÇBA ndalon oficerin e policisë në Lezhë

Ishte renditur i 11-ti në listën e PD-së

Jep dorëheqjen nënkryetari i bashkisë Shkodër Arben Gjuraj

Ankohen banorët: Situata është e tillë prej…

Rrezikon bllokimin rruga Lezhë-Vau i Dejës

“Rinumërim të votave në disa qarqe”

Ivi Kaso: Zonat më problematike në zgjedhjet e 25 prillit