MENU
klinika

Champions League

Real Madrid-Chelsea, bilanci dhe formacionet

27.04.2021 - 16:18

Pas një jave të karakterizuar nga polemika të furishme në lidhje me çështjen e Superligës, futbolli i madh europian rikthehet duke propozuar gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Në të parën, e planikuar për sonte në mbrëmje, përballë do të jenë Real Madridi dhe Chelsea.

“Los Blancos” kanë ardhur deri këtu në kryekonkurrencën kontinentale pasi fituan grupin B, i cili përfshinte gjithashtu Borussia Monchengladbach, Shakhtar dhe Inter. Më pas kapërceu Atalantën dhe Liverpool.

Nga ana tjetër, Blutë mbizotëruan në grupin E, që përfshinte gjithashtu Sevilla, Krasnodar dhe Rennes, para se të likujdonte Atletico Madrid dhe Porto më tej, në fazat me eliminim direkt.

Padyshim, fituesi i këtij ballafaqimi do të sigurojë finalen e Stambollit, të planifikuar për më 29 maj, ku do të gjejë fituesin e gjysmëfinales tjetër midis PSG dhe Manchester City.

Gjysmëfinalja e sotme do të përkojë me ndeshjen e katërt zyrtare midis dy ekipeve. Bilanci i përgjithshëm i buzëqesh Chelseas për shkak të 2 fitoreve të arritura deri më tani, përkundrejt një barazimi. Ndeshja e fundit zyrtare mes dy skuadrave daton më 28 gusht 1998, kur Blutë, atëherë të stërvitur nga Gianluca Vialli, fituan 1-0 me një gol të Poyet. Ajo ndeshje luhej për Superkupën e Europës.

Sa iu përket formacioneve të pritshme, Zidane duhet të mbështetet te skema 4-3-3, në të cilën çelësat e mesfushës do t’i besohen Casemiro, me Kroos dhe Modric të vendosur nga brenda, djathtas dhe majtas. Në sulm, Benzema do të jetë qendra kryesore e një tridenti të përfunduar nga Asensio dhe Vinicius Junior. Jashtë mbetet Valverde, pozitiv për Covid-19. Po ashtu, Mendy nuk është shëruar. Nacho luan në të majtë, me Marcelo në stol.

Thomas Tuchel konrmoi mungesën e ish-lojtarit të Interit, Mateo Kovacic. Të tjerët janë të gjithë të gatshëm. Trajneri gjerman do t’i zbresë në fushë të tijtë me skemën 3-4-2-1, në të cilën paketa mbrojtëse para Mendy do të përbëhet nga Azpilicueta, Thiago Silva dhe Rudiger. Jorginho do të vendoset në “dhomën e kontrollit” së bashku me Kanté, ndërsa në sulm duhet të luajë Ziyech dhe Mount, si mbështetës të Werner.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN