MENU
klinika

Bomberi polak në shënjestër

Real Madrid hidhet edhe një herë në sulm për Lewan

30.04.2021 - 21:19

Benzema duket se ka bërë detyrën dy sezonet e fundit, por Real Madrid është në kërkim të një partneri ideal për të, ose pse jo, për ta zëvendësuar atë, teksa ka 12 vite në Madrid.

Objektivi kryesor është Kylian Mbappe, ndërsa Erling Haaland duket i paarritshëm për Los Blancos, edhe për faktin se nuk kanë marrëdhënie të mira me agjentin Mino Raiola, që kërkon shumë komisione.

Dhe Real ka gati planin “B”, të marrë Robert Lewandowskin. Nuk është hera e parë që madrilenët kërkojnë shërbimet e tij, teksa në vitin 2014 ishin fare pranë, por polaku zgjodhi Bayern, madje kaloi me parametra zero. Vendimi i dha të drejtë, ai fitoi gjithcka në Mynih (fati i tij i keq që vjet u anulua Topi i Artë).

Në vitin 2014 te Real luante Cristiano Ronaldo dhe vështirë në majë të sulmit të kishte vend edhe për Lewa-n. Por duket se tani ka ardhur koha. Vërtet ai është 32 vjecar, por fiziku i tij garanton të paktën 3 sezone në nivele të larta.

Kontrata e tij me Bayern skadon më 2023, por Real Madrid mendohet të ofrojë 60 milionë euro. Kjo shumë do të tundonte bavarezët, të cilët bëjnë blerje me kosto më të ulët dhe provojnë plot talente të rinj. Gjithsesi, Real për momentin është i përqendruar në kampionat dhe Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak