MENU
klinika

Caput Mundi

ROMA…

21.04.2021 - 15:36

         Qyteti i lashtë, burim frymëzimi i librave pa fund, filmave dhe dokumentarëve, deri edhe te lojrat kompjuterike. Por, shkrimtari Jem Duducu thekson se, bota priret të fokusohet më së shumti, vetëm gjatë një periudhe – epokës nga Jul Çezari te Konstandini i Madh. Ndërsa, përkundër, ai rendit këto 7 fakte më pak të njohura, mbi periudhën interesante para perandorit Neronn apo Aadrian, si edhe më vonë me rënien…

Romakët nuk binin dakord mbi origjinën e tyre

Legjenda e Romulit dhe Remit, tregon historinë e vëllezërve binjakë të rritur nga ulkonja, që bëhen themeluesit e Romës. E ëma e dy djemve, Rea Silvia, kishte qenë e detyruar të bëhej “Virgjereshë Vestal” (priftëreshat që merrnin pjesë në zjarrin e shenjtë të Vesta) nga uzurpatori Amulius. Ajo më pas, mbeti shtatzënë ose me perëndinë Mars ose me Herkulin (ka dallime mbi këtë mit).

Kur Amuliusi mësoi për këtë, urdhëroi që binjakët e mitur të hidheshin në lumin Tiber, ku i lanë të vdisnin. Por, ata u shpëtuan dhe u udhqyen nga një ujkonjë dhe më vonë, i rriti një bari, deri sa u bënë burra, pa ditur asgjë mbi prejardhjen e tyre. Një ditë, ata dëgjuan historinë e tradhtisë së Amuliusit, histori pas të cilës u përballën me tiranin dhe e vranë.

Për shkak se Romuli kërkonte të ndërtonin qytetin e ri në kodrën Palatine, ndësa Remi preferonte kodrën Aventine, ranë dakord që këtë çështje ta ndante një fallxhor. Megjithatë, secili e interpretoi rezultatin në favor të tij. Kjo çoi në luftën ku Romuli vrau Remin dhe themeloi kështu, qytetin e ri të Romës, në vitin 753 Para Krishtit.

Çfarë mbetet ende e çuditshme është fakti se, ka pasur një “themelues të vonë të Romës”. Rreth shekullin e VIII p.e.s., “Iliada” e Homerit kujton historinë e luftës së Trojës, por origjina e Romës është e lidhur me tregimin e dytë të kësaj historie, e njëjtë me një tjetër kolos të shkrimeve të lashta, Virgjilit, në librin “Eneida”.

Pasi mbështet historitë e mëparshme të Homerit, “Eneida” e zhvendos në kohë historinë e Romulit dhe Remit. Kjo është e rëndësishme sepse, sipas Virgjilit, popullsia e Trojës nuk u zhduk e gjitha. Përkundrazi, princi i quajtur Enea, u arratis me një grup të vogël trojanësh dhe lundroi nëpër Mesdhe, deri sa gjeti një territor me një peizazh të mahnitshëm.

Pra, ky qytetërim i lashtë dhe fisnik u zhvendos në Itali, duke themeluar Romën. Të dy tregimet janë demaskuese. I pari, na tregon se romakëve po u shpjegohej se nga e kishin origjinën qëndrimet e tyre grabitqare dhe sjellet argumentuese: ata janë të gjithë, fëmijët e ujqërve. Historia e dytë u krijua në kohën e perandorëve, ndaj është një ftesë për respekt dhe trashëgimi. Lufta e Trojës ishte po kaq e njohur atëherë sa edhe sot; pra, pse të mos e lidhim këtë perandori të re, me një përrallë shumë të vjetër e të njohur?

 Roma ishte një “fqinjë e keqe”

Në shekullin e V P.E.S, Roma ishte një nga shumë shtetet e vogla në gadishullin italian. Nëse do të kishit qenë një kumarxhi në vitin 480 para Krishtit, ju ndoshta do të vendosit paratë në një perandori eventualisht etruske. Këta qëndronin pas çdo pushteti më të madh, në gadishullin italian, në atë kohë.

Gjatë shekujve, mbretëria ishte rritur ndjeshëm dhe ndërsa qytetet qendrore dhe jugore të Romës, kishin shmangur dominimin etrusk, ky i fundit qe ende fuqia më e madhe në një zonë të populluar nga popujt e tjerë të shumtë italikë, shumë prej emrave të të cilëve, nuk përmenden në histori.

Është një fakt i harruar, se romakët do të pushtonin pjesën tjetër të Italisë dhe një nga fiset e para që ranë pre e tyre, ishin Sabinët. Sipas një legjende të famshme, hasur shpesh në teksetet e lashta (krahas një subjekti popullor në periudhën e Rilindjes), romakët rrëmbyen gratë Sabine, për t’i lënë shtatzëna, duke shtuar kësisoj popullsinë e Romës.

Të jetë e vërtetë apo jo, është e pamundur të thuhet, por romakët ishin vazhdimisht të apasionuar pas skllaveve dhe është i pakontestueshëm fakti, se deri në fillim të shekullit të IV para Krishtit, mbretëria Sabine ishte aneksuar nga territoret romake. Romakët dhe italianët, nuk ishin e njëjta gjë. Fakti ishte se Roma ishte më agresive, me një ushtri më të mirë, apo mbase më me fat se mbretëritë e tjera të Italisë.

Asokohe, nuk do të kërkonte shumë mund për të shtypur Romën dhe nëse kjo do të kishte ndodhur, ky artikull që po lexoni mund të kishte lidhje me perandorinë e Frentaniit, një tjetër popull tjetër italik, i vendosur në bregun lindor të gadishullit. Edhe pse gjeografikisht pranë njëri-tjetrit, këto mbretëri ishin aq të ndryshme, sa që nuk flisnin as të njëjtën gjuhë.

Gjuha etruske, është ende një nga gjuhët që duhet të përkthyer ende. As Sabinët, nuk flisnin gjuhën latine. Kolonitë helene në jug të Italisë, flisnin greqisht. Për këta të fundit, romakët nuk ishin bashkatdhetarët e tjerë, çka sillte një armiqësi që ishte gjithmonë e pashmangshme dhe mbase, paksa e dëshiruar për të. Në vend të kësaj, pati një pushtim nga një komb i huaj, me njerëz të tmerrshëm, të cilët, flisnin një gjuhë të panjohur.

Plaçkitja e parë e Romës, thuajse e rrënoi qytetin

Data tradicionale për plaçkitjen e parë të Romës, është viti 390 para Krishtit, por historianët bashkohorë bien dakord se, viti 387 para erës sonë është më i mundshmi. Kur një i Galëve i quajtur Senonë, kapërcyen Alpet në Itali, në kërkim të tokave për t’u vendosur dhe njerëzit e parë që takuan ishin Etruskët.

Nuk është habi që këta të fundit, s’deshën të hiqnin dorë nga ndonjë prej tokave të tyre, prandaj kërkuan ndihmë ushtarake nga fuqia ushtarake në rritje, e Romës. Kjo e fundit, mblodhi një ushtri të madhe dhe e dërgoi në veri, në ndihmë të fqinjve. Ndërkohë, as diplomacia nuk po shkonte mirë. Edhe në këtë epokë të lashtë, njihej një rregull i përgjithshëm, sipas të cilit, ambasadorët dhe të dërguarit nuk prekeshin, por një nga diplomatët romakë vrau njërin nga prijësit Galë.

Këta të fundit (jo pa arsye), kërkuan që autorët e krimit të dalin para drejtësisë dhe disa në Romë, ranë dakord. Megjithatë, masa e gjerë e romakëve refuzoi dhe ky provokim çoi në mbledhjen e të dyja palëve në lumin Allia, gati për betejë. Romakët kishin grumbulluar një ushtri të fuqishme; Senonët kishin një ushtri me vetëm, gjysmën e kundërshtarëve.

Megjithatë, kur filloi beteja, Galët shkatërruan të dyja krahët e ushtrisë romake dhe rrethuan forcën qëndrore elitë. Tanimë në një situatë të pamanovrueshme dhe e lodhur nga luftimet, kjo ushtri romake u asgjësuaa plotësisht. Galët e kishin të hapur rrugën drejt Romës, të udhëhequr nga figura e tmerrshme e Brenusit. Ajo që ndodhi më pas, është përshkruar në një seri përrallash dhe legjendash, asnjëra prej të cilave, nuk e kundërshton faktin që Galët hynë në Romë, duke shkatërruar pjesën më të madhe.

Në fakt, ata bënë një punë aq të mirë sa që histori bashkohore të Romës, para dhe gjatë kësaj periudhe janë të paqarta, për shkak të shkallës së shkatërrimit. Se pse Galët nuk u vendosën në qytetin e pushtuar, kjo mbetet një mister. Një burim romak pretendon se ata u zbuan nga një tjetër ushtri romake, por ka të ngjarë që ky një jetë një shpjegim i stisur për t’i shpëtuar në njëfarë mënyre fytyrën romakëve.

Më shumë e mundshme është se ashtu si shumë ushtri veriore që u përpoqën për t’u vendosur rreth Romës, Galët zbuluan se klima lokale qe e pashëndetshme, dhe se ishte e mundur përhapja e sëmundjeve në mesin e njerëzve të Brenusit. Sido që të jetë, Galët u tërhoqën përmes mjegullës së legjendaves dhe thashethemeve. Roma u shkatërrua në mënyrë aq tërësore, sa që ka pasur një debat të madh lidhur me rithemelimin e kryeqytetit në rrethinat aty pranë, në qytetin plotësisht të harruar të Veit. Në vend të kësaj, Senati vendosi të qëndrojë dhe urdhëroi ndërtimin e mureve të para të mëdha prej guri, për të mbrojtur qytetin.

Beteja e Adrianopojës, ishte fillimi i fundit

Në shekullin e IV pas Krishtit, dyndjet gjermanike kishin filluar të bëheshin çështje serioze për Perandorinë Romake. Pikësisht gjatë kësaj periudhe, një numër grupesh të reja filluan të shfaqen në kufijtë e largët të Romës. Disa prej tyre, ishin të njohur si gotët. Fillimisht, gotët pranuan t’i bashkohen Perandorisë, të vendosen diku duke punuar si fermerë dhe në thelb, të shkriheshin me popullsinë vendase.

Por, gotët vështirë se u mirëpritën dhe sjellja e ashpër e guvernatorëve romakë të vendit, çoi në kryengritje masive. Se kush qe saktësisht, fajtori për konfliktin, është e vështirë të thuhet. Lufta e Gotëve u zhvillua ndërmjet viteve 376-382, ndërsa pati përleshje të shpeshta me forcat e perandorit romak të Perëndimit, Gratian. Megjithatë, ishte ai i lindjes, Valensi, i cili shkoi për t’u përballur vetë me ta.

Të dy palët u takuan në afërsi të Adrianopojës (Edirneja e sotme, në Turqi). Shkrimtari romak Amianus Marselinus, pretendon se Valensi kishte rreth 25.000 njerëz, përkundër hordhisë prej 80.000 gotësh (siç është shpesh rasti me tekstet e lashta, mbase shifra të ekzagjeruara). Romakët marshuan për 7 – 8 orë, në një terren të ashpër; ata ishin të lodhur dhe jo në formacione luftimi, kur mbërritën përballë ushtrisë gote.

Legjionet e shekullit IV mbanin tanimë, armatura të fuqishme dhe mburoja të mëdha të rrumbullakëta, që ishin një barrë më shumë nën diellin e nxehtë të gushtit. Një pjesë e ushtrisë romake, sulmoi pa urdhër dhe u zmbraps lehtësisht. Veprimet e nxituara të ushtarëve romakë, donin të thoshin se ata nuk kishin asnjë mundësi tjetër, veç luftës.

Qendra e ushtrisë gotike ishte një rreth mbrojtës në formë vagonash, ku romakët arritën të depërtojnë. Megjithatë, ndërsa romakët po sulmonin këtë pozicion mbrojtës, kalorësia gote ia behu nga krahët dhe i dërrmoi forcat e Valensit. Romakët e blinduar rëndë, nuk ishin aq të shkathët sa gotët, ndërsa arritën të çajnë rrethimin e kalorësisë barbare dhe tashmë po luftonin në grupe të vogla, jo si një ushtri e unifikuar.

Në kaosin që pasoi, pjesa më e madhe e trupave romake u masakruan, duke përfshirë edhe perandorin Valens. Pasardhësi i këtij të fundit, Teodosi, u detyrua t’i bëjë gotët nga armiq në aleatë, por me humbje territoresh. Kjo ishte një pikë kthese, nga ku perandoria romake nuk e mori veten asnjëherë.

 Kryeqyteti i Perandorisë Romake të vonë, nuk qe Roma

Perandoria Romake e mori emrin nga qyteti themelues. Ndaj, kur më në fund ra, apo mosndryshimi i rrethanave duhet të shënojë fundin e perandorisë romake? Megjithatë, ndërsa zakonisht dihet se në epokën e vonë romake, Konstandinopoja ishte qyteti më i rëndësishëm, ajo që pothuajse askush nuk e kupton, është se deri në fillim të shekullit V pas Krishtit, perandorët romakë të perëndimit e kishin zhvendosur kryeqytetin nga qyteti antik dhe i shquar i Romës.

Në vitin 402, perandori i tmerrshëm Honorius. mendonte se Roma nuk qe më e mbrojtshme dhe vendosi ta zhvendosë kryeqytetin në Ravena. Ky i fundit qe një qytet i madh, me një popullsi prej rreth 50.000 banorësh dhe kishte qenë pjesë e perandorisë prej shekullit II para Krishtit. Me gjithë marrjen e fondeve të rregullta të investimeve (perandori Trajan, ndërtoi një ujësjellës masiv), ajo nuk ka qenë një nga zonat më të rëndësishme urbane të perandorisë dhe ishte në rënie, kohët e fundit.

Megjithatë, Ravena kishte një port të madh dhe lehtësisht të mbrojtshëm, ndaj u bë baza e flotës detare të Romës në detin Adriatik. Siç qe e rrethuar edhe nga moçalishtet, ajo u konsiderua si vend i sigurtë, me lidhje të garantuara me perandorinë më të fortë lindore. Zhvendosja e kryeqytetit në Ravena ishte pranimi nga Honoriusi i faktit se, Roma s’mund t’i zmbrapste më pushtimet barbare. Ajo mbeti kryeqyteti i perandorisë deri në rënien e përfundimtare, në vitin 476. Ravena u rimorr nga perandoria romake lindore në vitin 584 dhe ka qenë pjesë e territoreve të saj, deri më 751.

Perandori i fundit perëndimor, kishte të njëjtin emër me themeluesin e Romës

Romul Augusti, i njohur më mirë si Romul Augustulus, ‘Augusti i vogël’, qe një djalë i cili ‘sundoi’ perandorinë për rreth 10 muaj, në vitet 475-476. Ai ishte pak më shumë se një figurinë për atin të atin, Orestin, një aristokrat romak (me origjinë gjermanike), i cili kishte manovruar me anë të pozitës të pushtetshme në oborrin e Ravenës.

Nga ai moment, titulli i perandorit romak të perëndimit ishte pothuajse i pakuptimtë. Zonat e vetme të mbetura të perandorisë, ishin gadishulli Italik, së bashku me disa vende fragmentare në Gali, Spanjë dhe Kroaci. Grupet barbare e kishin plaçkitur tashmë dy herë Romën dhe çdo pushtet real mbahej nga këto fise, jo nga oborri perandorak romak në Ravena.

Dihet shumë pak rreth adoleshentit Romul Augusti. Disa monedha u hodhën në treg me imazhin e tij, por ai nuk udhëhoqi asnjë ushtri dhe nuk pati asnjë monument të ndërtuar për të. Ai ishte shumë i parëndësishëm. Lideri gjermanik Odoaser e dinte këtë dhe në vitin 476, marshoi drejt Ravenës. Odoaser kishte qenë në krye të feoderate, kontigjentet barbare që tashmë përbënin thuajse të gjithë ushtrinë ‘romake’.

Ai kishte një pushtet real dhe e dinte këtë. Me të mbërritur në Ravena dhe duke mos hasur asnjë rezistencë, Odoaseri u takua ballë për ballë me të ashtuquajturin perandor, Romul Augusti. Megjithatë, kronikat më vonë, thonë se Odoaseri “duke pasur mëshirë për rininë e tij” ia kurseu jetën Romulit.

Odoaseri nuk kreu asnjë grusht shtet të përgjakshëm, as nuk mori titullin perandorak, pasi ai e dinte se nuk kishte më ndonjë rëndësi. Perandori i fundit romak i Perëndimit, nuk zbriti në ndonjë fushëbetejë dhe as nuk kreu vetëvrasje. Atë e rrëzuan dhe e dërguan në shtëpi, si nxënës të keq. Ky ishte poshtërimi i fundi për një titull, që dikur u shtinte frikën miliona njerëzve, nga Skocia në Irak.

Ende ka debate, mbi kohën kur ra Perandoria Romake

Ajo që përcakton dështimin përfundimtar të perandorisë është tejet e vështirë. Data më e lehtë për t’u përdorur është rënia e Romës… po cila? Viti 410 nuk shënon fundin e listës së perandorëve romakë perëndimore, por as viti 455. Problemi tjetër është se, ndërsa Roma qe djepi i perandorisë, në shekullin V nuk ishte as qyteti më i rëndësishëm (Kontandinopoja), as kryeqyteti i Perandorisë romake Perëndimore (qe Ravena).

Data e dytë që mund të përmendim është viti 476, kur Romul Augusti u rrëzua. Përsëri, kjo nuk na bind për shkak se perandori romak lindor qe ende personi më i fuqishëm në botë (me përjashtim të perandorit të Kinës). Perandoria e tij mund të jetë bërë e njohur si Perandoria Bizantine dhe banorët e saj, mund të kenë filluar të flasin greqisht, por e konsideronin veten po kaq romakë sa edhe Jul Çezari – deri në fundin e hidhur që ka ndodhur dy herë.

Perandoria bizantine qe viktimë e Kryqëzatës së Katërt dhe u pushtua në vitin 1204. A ishte ky ishte fundi i perandorisë? Megjithatë, vetëm disa breza më vonë, ajo mposhti padronët perëndimorë dhe perandorët u kthyen. Këta do të sundonin deri në pushtimin osman, të vitit 1453 (ku perandori i fundit lindor romak, ndryshe nga ai i fundit perëndimor, hyri në histori duke rënë në fushën e betejës).

Atëherë, të llogarisim vitin 1453, si fundin e eperandorisë? Kjo është një datë edhe më e vështirë për t’u caktuar, pasi bota e shekullit XV ishte shumë e ndryshme nga ajo e perandorisë Romake, në kulmin e saj. Për më tepër, që kur Karli i Madh u kurorëzua perandor i romakëve, në vitin 800, ka pasur një numër sundimtarëve gjermanikë në Mesjetë, që do të pretendojnë të jenë “Perandorët e Shenjtë Romakë”.

Ata nuk ishin të tillë, por titulli ishte ende në lojë. Megjithatë, datat mundet ende të përdoren: kur Konstandinopoja ra në duart e osmanëve, dy dinasti shumë të ndryshme, morën titullin e perandorit romak dhe Çezarit. Së pari, sulltani turk mori titullin, pasi sapo kishte pushtuar kryeqytetin e vjetër lindor. Së dyti, meqënëse Kostandinopoja kishte qenë kryeqyteti i krishtërimit orthodoks, krerët rusë, si mbrojtës të këtij besimi, morën titullin Çezar (‘car’ në rusisht). Asnjë nga këto data, nuk janë të kënaqshme, ndaj çështja qëndron në faktin e fundit. Ç’datë do të zgjidhnit ju?

 

Buon Compleanno, Caput Mundi; 21 aprile 753 a.C. – 21 aprile 2021; 2774 anno ab Urbe condita