MENU
klinika

Olimpiada

Rregullat e “Tokyo 2020”, askush jashtë Fshatit Olimpik

27.04.2021 - 14:41

Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, pasi konfirmuan zhvillimin këtë verë të Olimpiadës, deklaruan se brenda pak ditësh do të bëjnë publike edhe masat shtesë që do të marrin për shkak të pandemisë Covid-19.

Në Olimpiadën që zhvillohet në Japoni pritet të marrin pjesë 15.400 atletë olimpikë dhe paraolimpikë. Sipas mediave vendase, pritet që sportistët pjesëmarrës të testohen dy herë çdo 96 orë. Ndërkohë që ata do të testohen edhe pas mbërritjes në Tokyo.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të hedhë në qarkullim aplikacionin “playbooks”, një guidë për të gjithë pjesëmarrësit në Olimpiadë, me rregullat strikte që duhet të ndjekin. Në rast shkeljeje, atleti, trajneri apo zyrtari do të përjashtohen automatikisht dhe nuk do të ketë të drejtë të qëndrojë as në Fshatin Olimpik.

Nuk do të ketë karantinë për sportistët që mbërrijnë në Tokyo, përveçse ata që rezultojnë pozitiv në testin e parë kur zbresin. Kjo në mënyrë që sportistët të stërviten menjëherë, për të ruajtur formën fizike.

Gjithsesi, ata do të qëndrojnë në Fshatin Olimpik, duke mos patur mundësi të lëvizin përveç zonave ku do të zhvillojnë stërvitjen. Atletët nuk do të lejohen të lëvizin në Tokyo apo në zona të tjera të banuara.