MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 30

Skënderbeu përmbys Bylisin, “nder” edhe Apolonia

28.04.2021 - 14:00

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës 30 në Kategorinë Superiore në futboll. Të dy duelet ishin direkte në luftën për mbijetesë. Skënderbeu përmbysi shifrat 2-1 në Korçë ndaj Bylisit dhe tashmë ka shanse të mëdha për të shpëtuar.

Miqtë nga Ballshi shënuan të parët në 35’ me anë të Desancic, por në limitet e pjesës së parë erdhi përmbysja. Fillimisht Vangjeli në 41’ dhe më pas Berisha në 44’ vulosën fatet e sfidës.

Në ndeshjen tjetër, Apolonia e vendit të fundit ka fituar 2-1 në Fier ndaj Kastriotit. Më shumë sesa për vete, duket se kjo fitore u ka prishur më shumë punë krutanëve dhe ka bërë “nder” për korçarët dhe ballshiotët. Tani Kastrioti rrezikon seriozisht.

Gjata shënoi dy herë për Apoloninë në pjesën e parë, në 18’ dhe 30’, ndërsa 10 minuta më pas zëvendësohet. Në pjesën e dytë, Daci në 65’ ngushton shifrat në 2-1. Në 87’ vendasit mbesin me 10 lojtarë, por kjo nuk shfrytëzohet nga miqtë, të cilët dalin pa pikë.