MENU
klinika

Suedezi në telashe

UEFA nis hetim për Ibran, rrezikon 3 vite përjashtim

27.04.2021 - 11:37

UEFA ka hapur zyrtarisht një hetim për sulmuesin suedez të Milanit, Zlatan Ibrahimovic. Sikur të mos mjaftonte mungesa në fushën e blertë për shkak të një tërheqje muskulore, suedezi gjendet në qendër të një skandali.

Ai dyshohet se është aksioner në një kompani bastesh me qendër në Maltë. Sulmuesi me origjinë nga Bosnja ka një pjesë të vogël aksionesh në kompaninë e basteve “Bethard”, diçka që FIFA dhe UEFA e ndalon për futbollistët profesionistë.

“Në bazë të artikullit 31 (4) të Kodit Disiplinor, një inspektor i Etikës dhe Disiplinës në UEFA është ngarkuar për të hetuar në lidhje me shkelje të mundshme të këtij neni nga ana e Zlatan Ibrahimovic, që dyshohet se ka në pronësi një kompani bastesh sportive”, – thuhet në komunikatën e UEFA-s.

Nëse konfirmohet shkelja disiplinore për sulmuesin 40-vjeçar, atëherë ai rrezikon të përballet me një pezullim të ashpër, që mund ta lërë deri në 3 vjet jashtë aktiviteteve futbollistike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN