MENU
klinika

Akuza nga Spanja

“UEFA u afroi pará anglezëve, ndaj braktisën Super League”

21.04.2021 - 11:34

Mbrëmë në mesnatë, skuadrat angleze kanë zgjedhur të bëjnë prapakthehu nga 12 themeluesit e Super League. Liverpool, Tottenham, Arsenal, Chelsea, Manchester City dhe Manchester United braktisën përfundimisht idenë e turneut të ri “anti-Champions”, themeluar së bashku me Real Madrid, Barcelona, Atlético Madrid, Juventus, Inter dhe Milan.

Sidoqoftë, çështjet “mjedisore” nuk duket të jenë arsyet e vetme. Sipas asaj që raportohet nga “Mundo Deportivo”, ekziston edhe një arsye ekonomike: ofertë parash nga UEFA. Gazeta spanjolle ka mësuar se UEFA ka luajtur një rol thelbësor në vendimin e gjashtë të mëdhenjve të Premier League për të hequr dorë nga Superliga.

Ajo ka propozuar një ofertë ekonomike për klubet angleze, që t’i bindë ato të tërhiqen. Kjo ofertë, megjithatë, nuk arriti në klubet spanjolle, të cilat nga organi më i lartë europian shihen si armiku kryesor, i udhëhequr nga presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez.

Pikërisht për këtë arsye, skuadrat spanjolle nuk kanë marrë ende një pozicion negativ në mosmarrëveshjen e turneut të ri. Në të vërtetë, Barcelona dhe Real Madrid duken larg braktisjes së idesë së Superligës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas shpërbërjes së Super League

Ceferin: Bënë një gabim të madh, ecim së bashku