MENU
klinika

Formula 1

Verstappen: U habita kur parakalova Hamilton

20.04.2021 - 13:00

Max Verstappen mori fitoren e parë sezonale në Formula 1, duke triumfuar në garën e Imolas në Itali. Një garë që nisi mjaft mirë për pilotin e Red Bull, që në kthesën e parë arriti të parakalojë makinën Mercedes të Lewis Hamilton, në një duel të vështirë.

Ai parakalim ishte çelësi i fitores për pilotin holandez, që konfirmon se do të jetë rivali kryesor i Hamilton këtë sezon. “Parakalimi? Edhe unë vetë u habita.

Kemi punuar shumë për t’u përmirësuar në startin e garës. Ishte një sfidë e bukur ajo me Hamilton, pasi ishte një pistë e vështirë. Pata një moment ku gabova, por arrita ta menaxhoj mirë situatën dhe të triumfoja”.

Ndërsa Charles Leclerc me Ferrari iu afrua shumë podiumit. Për një moment ai ishte i dyti, por makina italiane u klasifikua vetëm e katërta, pa patur mundësinë të bënte dot më shumë. Piloti i kokëkuqes zbuloi arsyen e këtij podiumi të munguar:

“Në pjesët e drejta të gjata vuajmë shumë, pasi nuk kemi shpejtësi. Këtë gjë e paguam shtrenjtë në Imola, pasi aty na parakaluan. Jemi në një situatë ku mund të duelojmë me më të mirët edhe pse kemi disa probleme. Në pistën e lagur ishim kompetitivë.”

Gara e radhës në Formula 1 do të jetë në pistën e Portimaos në Portugali më 2 maj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN