MENU
klinika

Premier League, Java 36

Arsenal surprizon në derbi, mposht Chelsea

12.05.2021 - 22:18

Vjen humbja e dytë në kampionat për Thomas Tuchel. Chelsea bëri ndeshje fantastike ndaj Cityt, por në shtëpi ndaj Arsenal humbi 0-1. Një hap i gabuar për Blutë e Londrës, por që nuk ndikon në zonën Champions.

Goli I fitores u shënuan nga Smith Rowe në minutën e 16-të. Një fitore morali për Arsenal, por edhe një mundësi për të marrë pjesë në Europa League sezonin e ardhshëm, teksa është 2 pikë larg.

Për Chelsea-n nuk duket problem zona Champions pasi nuk besohet që dy ndeshjet e ardhshme nuk do të marrë asnjë pikë, për më tepër që luan në shtëpi ndaj Leicester dhe në fund me Aston Villa në transfertë që nuk ka objektiva.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN