MENU
klinika

La Liga, Java 34

Atletico me fat, shkon +5 pikë nga Real e Barça

01.05.2021 - 17:15

Atletico Madrid ka fituar me shumë vuajtje në transfertë, duke mundur 1-0 Elche-n në javën e 34-t të La Liga-s. Një fitore me fat për skuadrën e Simeone-s, duke parë se Elche ka patur një mundësi të artë në minutën e 91-të për të shmangur humbjen.

Vendasit, në fakt, kanë fituar një penallti, por goditja e Fidel është ndalur nga shtylla. Kjo fitore e madrilenëve, e arritur falë golit të Llorente në minutën e 23-të, i ka ndihmuar ata të përforcojnë vendin e parë dhe të shkojnë përkohësisht pesë pikë larg Real Madrid dhe Barcelona.