MENU
klinika

Superliga e Kosovës

Ballkani mposhtet në shtëpi, Prishtina afër titullit

06.05.2021 - 16:23

Përfunduan ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Kosovës. Në Suharekë, Ballkani priti Arbërinë, ku është turpëruar dhe duke humbur kështu shanset për titull. Ballkani u mund të shtëpi me rezultatin 2-3.

Tani, Ballkani ka mbetur pesë pikë prapa Prishtinës që po shkon sigurt drejt titullit. Ndeshja tjetër u zhvillua mes dy skuadrave që janë në garë për mbijetesë. Në Skënderaj, Drenica priti Llapin.

Vendasit, që po luftojnë për mbijetesë, e mundën Llapin që gjithashtu gjendet në zonën e rrezikshme, sfidë që përfundoi 4-2. Kështu, Drenica arriti t’i dalë sipër Llapit në renditje, që tani ka 41 pikë, kurse Llapi 39.