MENU
klinika

Bundesliga, Java 34

Bayern e mbyll me “5 yje”, Lewa thyen rekordin e Gerd Muller

22.05.2021 - 17:30

Bundesliga ul siparin me goleada. Bayern Munchen fitoi 5-2 në shtëpi në ndeshjen e fundit ndaj Augsburg, në një sfidë lamtumirash dhe rekordi. U dhanë edhe verdiktet e fundit të sezonit.

Bayern mbylli në avantazh 4-0 pjesën e parë kundër Augsburg. Gouweleeuw J. (9′, autogol), Gnabry (23′), Kimmich (33′) dhe Coman (43′) ishin autorët e golave. Protagonist edhe Manuel Neuer me penalltinë e pritur në minutën e 25-të ndaj Caliguri.

Për t’u theksuar goli i Kimmich, që ka shtangur portierin kundërshtar me një goditje të frikshme nga jashtë zone. Miqtë në pjesën e dytë shënojnë dy herë, në 67’ dhe 72’, por vetëm kaq.

Në limitet e takimit nuk mund të mungonte Lewandowski, që realizon golin e pestë dhe të rekordit personal. Sulmuesi polak gjeti golin e 41-të sezonal në Bundesliga, duke thyer rekordin e Gerd Muller 49 vite më parë.

Ishte dita e lamtumirave për Bayern. Nga bavarezët largohen 4 vetë, 3 lojtarë dhe trajneri. Alaba, Martinez dhe Boateng do të vijojnë karrierën diku tjetër, ndërsa Hansi Flick pritet të marrë drejtimin e Gjermanisë pas Europianit.

Borussia Dortmund fiton 3-1 ndaj Bayer Leverkusen. Pesë minuta i kanë mjaftuar Dortmund për të gjetur golin kundër Leverkusen në javën e fundit të Bundesliga-s. Ka qenë Erling Haaland që ka shënuar për vendasit me një goditje të saktë diagonale brenda zonës së rreptësisë.

Verdhezinjtë kanë shënuar në 32 ndeshje të njëpasnjëshme në Bundesliga, duke barazuar rekordin e vendosur nga klubi 25 vite më parë (nga prilli 1995 në mars 1996). Reus në 51’ shënoi golin e dytë. Ndërsa Haaland kompleton dopietën dhe golin e tretë për Dortmund në 84’

Gjashtë fitore rresht në Bundesliga, 7 në total, bënë që verdhezinjtë ta mbyllin në vendin e tretë dhe të fitojnë Kupën e Gjermanisë. Pozitive shumë ky fund sezoni pas eliminimit nga Champions League.

Verdiktet e Bundesligës janë: Bayern kampion dhe bashkë Leipzig, Dortmund dhe Wolfsburg në Champions. Eintracht Frankfurt dhe Bayer Leverkusen në Europa League, Union Berlin në Conference League. Bien nga kategoria Schalke dhe Werder Bremen, Koln në play-out.