MENU
klinika

Haaland me dopietë

Borussia Dortmund fiton Kupën e Gjermanisë

13.05.2021 - 21:52

Borussia Dortmund merr një trofe këtë sezon. Katër vjet pas suksesit të fundit në Kupën e Gjermanisë, ekipi verdhezi rikthehet të shijojë triumfin në DFB Pokal, duke mposhtur thellë 4-1 në finale Leipzig.

Skuadra e drejtuar nga Terzic ka dominuar totalisht me gjigantin Haaland që shënoi dy gola, ndërsa protagonist ishte edhe Sancho që hapi sfidën me një rrjetë të bukur dhe treshoi shifrat më pas.

Për Dortmund është Kupa e pestë në histori, ndërsa ky sezon të paktën mbyllet me trofe. Në anën tjetër, Leipzig u tregua shumë i dobët dhe vetëm me golin e Olmo arriti të gjente rrjetën e verdhezinjve.