MENU
klinika

NBA

Bucks dhe Nets e nisin mirë play-off, zhgënjejnë Clippers

23.05.2021 - 12:23

Ka nisur faza play-off në NBA. Milwaukee Bucks, që zurin vendin e tretë në Lindje, fitoi 109-107 në kohën shtesë ndaj Miami Heat. Një ndeshje e ekuilibruar e vendosur në sekondat e fundit.

Midleton ishte shënuesi më i mirë, me 27 pikë, mbështetuar nga i zakonshmi Antetekounmpo me 26 pikë. Dragic me 25 pikë ishte më i miri në parket për miqtë, por që nuk mjaftuan. Bucks duhet të fitojnë 3 ndeshje nga 5 për të kaluar në fazën gjysmëfinale të play-off.

Po në Lindjes, Brooklyn Nets fitoi 104-93 ndaj Boston Celtics. Ndonëse Nets e nisën keq, rikuperuan në dy periodat e tjera dhe pastaj në fund e mbyllën me 11 pikë para. Durant me 32 pikë dhe Iëing me 29 bënë diferencën për vendasit, teksa Harden u mjaftua me 21 pikë.

Në Perëndim, Los Angeles Lakers mposhtet në shtëpi 103-113 nga Dallas Mavericks. Shkëlqeu Luka Doncic me triple-doble, 31 pikë, 10 rebound dhe 11 asist. Edhe Denver Nuggets u mund në shtëpi. Portland Trail Blazers fitoi 123-109.

Për Nuggets bëri shumë mirë Nikola Jokic, duke realizuar 34 pikë e 16 rebound, por 34 pikët dhe 13 asistet e Lillard në krahun tjetër bënë më shumë. Këto ishin ndeshjet e para, kush fiton 3, kalon më tej.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN