MENU
klinika

Premier League, Java 34

Chelsea nuk gabon, Champions nuk duket problem

01.05.2021 - 19:26

Chelsea është vetëm një hap larg sigurimit të zonës Champions League për sezonin tjetër. Blutë e Londrës fituan në shtëpi 2-0 ndaj Fulham, që me këtë humbje duket se do të zbresë nga Premier League.

Chelsea ka gjetur golin e avantazhit ndaj Fulham me talentin e blerë nga Leverkusen për një shumë të konsiderueshme dhe që prek gati 80 mln eurot me bonuse. Një goditje e thjeshtë për gjermanin Havertz brenda zone. Mekëtë avantazh mbyllet pjesa e parë.

Me të nisur pjesa e dytë, është sërish Havertz që shënon, duke dyfishuar rezultatin. Nuk pati më gola të tjerë, Chelsea administroi dy golat, duke kursyer energji për ndeshjet e kthimit në Champions League ndaj Real Madrid.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak