MENU
klinika

Trazohet tregu

E papritura, Raiola çon Donnarumman te Barcelona

21.05.2021 - 12:55

Tri ditë para përfundimit të kampionatit dhe tri javë para fillimit të “Euro 2020”, e ardhmja e Gigio Donnarumma është ende pezull. Bisedimet për rinovimin e kontratës, që skadon me Milanin, kanë hyrë prej kohësh në një rrugë pa krye.

Është folur shumë për interesin e Juventusit, por ndoshta ndryshimi mund ta bëjë kualifikimi në Champions, i cili do të vendoset ndeshjen e fundit të Serie A. Ajo që do të shkojë me siguri në Ligën e Kampionëve është Barcelona, e cila duket se vigjilon për portierin e Milanit dhe kombëtares italiane.

Sipas asaj që raporton “AS”. Mino Raiola ia ka ofruar Donnarumman si transferim falas Barcelonës. Një xhevahir për revolucionin e Laportas, që do ta kthejë skuadrën katalanase në lartësinë e së shkuarës, me objektivin kryesor bindja e Messit për të qëndruar.

Presidenti i ri e vlerëson shumë portierin italian, por për t’i bërë vend atij, duhet nxjerrë në shitje Ter Stegen. Barça bashkohet me të interesuarit për Donnarumma, edhe pse duket e vështirë që marrëveshja mund të kalojë me të vërtetë, duke pasur parasysh se kërkesat e Raiola janë shumë të larta.

Barcelona po kalon një moment shumë delikat financiar. Teorikisht operacioni duket i thjeshtë, shitje e Ter Stegen dhe afrimin falas të Donnarumma-s, praktikisht mbetet për t’u parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin