MENU
klinika

Nga pastrues rruge, në yll futbolli

Historia e Suarez, si e mbajti premtimin ndaj së dashurës

18.05.2021 - 12:03

Historia e lidhjes së Luis Suarez me partneren e tij Sofia Balbi është vërtet interesante. Ata filluan të takoheshin 18 vite më parë. Në atë kohë, sulmuesi uruguajan punonte si pastrues rruge në Montevideo dhe jetonte me sakrifica, pa potencialin që i dha futbolli.

Me mbështetjen e të dashurës, Luis arriti të dilte nga depresioni dhe të bëhej talent premtues për vendin e tij.  Sidoqoftë, një vit pasi u takua, dyshja duhej të ndahej. Për shkak të krizës ekonomike, familja e Sofia u zhvendos në Spanjë.

Që atëherë, Suárez dhe e dashura e tij kishin vetëm kontakte përmes internetit. Nga aty, sulmuesi i premtoi partneres se do të bëhej futbollist profesionist, do të vinte në Europë, do të martohej me të, do të kishin fëmijë.

Premtimi u mbajt. Në vitin 2006, Suarez kaloi tek ekipi holandez Groningen dhe me pagën e tij të parë udhëtoi drejt Spanjës, ku rigjeti të dashurën e tij. Në vitin 2009 u martuan dhe vitin pasardhës sollën në jetë fëmijën e tyre të parë.

Sot, Suárez dhe Sofia kanë tre fëmijë dhe mbeten të bashkuar zemrash që nga ditët e rinisë pasionante në Montevideo. Çfarë dashurie e madhe dhe e fortë, çfarë çifti!