MENU
klinika

Shkrimtari i madh... modest

Jose Emilio Pacheco ose magjia e thjeshtësisë

25.05.2021 - 16:46

        Lindur në 1939, shkrimtari, poeti, eseisti, skenaristi dhe përkthyesi, ishte një nga anëtarët më të famshëm të të ashtuquajturit brez “Medio Siglo”, emëruar pas revistës për të cilën filloi të bashkëpunonte në vitet 1950, përpara se të bëhej pjesë e suplementit “Ramas Nuevas” e revistës “Estaciones ”, përkrah Carlos Monsivais, një tjetër shkrimtar i famshëm meksikan./Konica.al

Për vite me radhë “Beteja në shkretëtirë” e Jose Emilio Pacheco-s ka qenë një nga romanet më të lexuara në Meksikë.

Një histori e pamundur dashurie midis një të riu dhe nënës së shokut të tij më të mirë, renditet mes novelave më të rëndësishme në letërsinë meksikane, që mburret me perla të tilla, si “Aura” e Carlos Fuentes, “Vrima” e Jose Revueltas dhe “Elsinore: një blkok për të shënuar fare pak” e Salvador Elizondos. Romani fitoi popullaritet edhe falë rekomandimeve gojë më gojë të lexuesve gjatë viteve, si dhe nga fakti që u bë pjesë e programeve standarde të shkollës së mesme, veçanërisht në kryeqytetin, Meksiko Siti, duke zgjuar mes nxënësve të brezave të njëpasnjshëm llojin e interesit dhe frikës që, shumë pak tekste “të kërkuara” ose “të detyrueshme” gjenerojnë ndonjëherë tek adoleshentët.

GUADALAJARA, MEXICO – NOVEMBER 30: Writer Jose Emilio Pacheco, during a conference in his honor after winning the Cervantes prize at the Expo Guadalajara on November 30, 2009 in Guadalajara, Jalisco. (Photo by Gerardo Zavala/Jam Media/LatinContent via Getty Images)

Lindur në Meksiko Siti, vetëm disa muaj para fillimit të Luftës II, Jose Emilio Pacheco u prezantua për herë të parë me magjinë e trillimit në moshën tetëvjeçare, gjatë një turi shkolle në teatrin “Palacio de Bellas Artes”, për të parë përshtatjen skenike të Don Kishotit.

“Në atë mëngjes tani të largët, – do të tregonte Pacheco në fjalimin e 2009-ës, gjatë ceremonisë së çmimit “Servantes”, – unë zbulova se ekziston një tjetër realitet i quajtur trillim. Tashmë më ishte e qartë se fjalimi im i përditshëm, gjuha në të cilën kam lindur dhe që është pasuria ime e vetme, për ata prej nesh që mund ta përdorin atë, mund t’i ngjajë muzikës së asaj shfaqjeje, ngjyrave të kostumeve dhe dhomave që ndriçonin skenën”. Kjo thirrje e kahershme e nxiti të shkruante ato që ai i quajti “romane të vogla piratësh”, të frymëzuara nga historitë e aventurave të Salgarit, Zhyl Verit, Dymas, kështu filloi të përlante gjithçka në atë kohë dhe në ditëlindjen e nëntëmbëdhjetë e kishte provuar dorën në çdo zhanër letrar, duke e botuar punën në gazeta dhe revista studentore. Pasi braktisi diplomimin në drejtësi në iniversitetin Kombëtar Autonom të Meksikës për t’iu përkushtuar plotësisht letërsisë, u bë pjesë e të ashtuquajturës gjenerata e “Medio Siglo” (gjysmëshekullit), së bashku me miqtë Sergio Pitol dhe Carlos Monsivais, apo shkrimtarëve që do të rinovonin letërsinë kombëtare të Meksikës, si Salvador Elizondo, Juan Vicente Melo, Juan Garcia Ponce dhe Ines Arredondo./Konica.al

Historia e një dashurie të pamundur, përralla e dëshirës në formën e saj më të pastër dhe më të pambrojtur, portreti i një qyteti dhe vendi në agun e një transformimi rrënjësor, evokimi kritik dhe i pakursyer i një shoqërie të rrënuar nga korrupsioni institucional (ende kamzhiku i Meksikës moderne), “Betejat në shkretëtirë” është një njehsim me të kaluarën dhe një përpjekje për të ruajtur atë që ishte, çfarë nuk është më – atë dashuri dhe tmerr që Pacheco na e tregon me thjeshtësi prekëse.

Poezia është fusha e tij e privilegjuar, kondensimi i ndjenjës për botën, pranimi i subjektit të preferuar, madje edhe “tema e tij e vetme”: koha, obsesioni me të kaluarën.

Megjithatë, ai nuk është një nostalgjik apo i prapambetur.

Si të gjithë krijuesit e mëdhenj, Jose Emilio Pacheco nuk është unik, por i shumëfishtë. Poeti kultivon tregime, përralla të moçme, tamam si Borges, më pas një ose dy romane…  Specialist i letërsisë meksikane të shekullit të 19-të, ai ka dhënë leksione në universitete të ndryshme në Meksikë, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar. Vepra letrare e përcakton si një nga autorët kryesorë meksikanë të gjysmës së dytë të shekullit XX. Vepra poetike karakterizohet nga thjeshtësia, refuzimi i lirikës dhe zbukurimeve të panevojshme. Shkruar në gjuhën e përditshmërisë, poezitë e tij pasqyrojnë një vetëdije të mprehtë të efektshme, ironi dhe humor therës…

Stili shumë personal, i qartë, i njohur i shmanget retorikës, ai rrjedh sikur luan nga konkretja në abstrakte, nga e përnjëhershmja te transhendentja. Është stili i një njeriu jashtëzakonisht modest dhe i eklipsuar, një poet i bindur në karakterin kolektiv e popullor të shkrimit, çka e bën të përftojë vlera të forta morale dhe shoqërore. Pacheco ka marrë çmime të shumta, përshi çmimin “Servantes” në 2009, “Reina Sofía” për poezinë ibero-amerikane, “Octavio Paz” në 2003, “Pablo Neruda” në 2004, “Jose Donoso” në 2001./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trishtimi vallëzues

“Tango” e Jorge Luis Borges

"Biblioteka e Babelit"

Borges dhe letërsia imagjinare

Përkthyer nga Mira Meksi

Jorge Luis Borges: Mrekullia e fshehtë