MENU
klinika

Serie A, Java 37

Juve mposht Interin me polemika, shpreson te Champions

15.05.2021 - 19:00

Juventus vuajti shumë për të marrë tri pikët e radhës në derbin e Italisë ndaj Inter, duke fituar 3-2. Një ndeshje e mbushur plot me episode, penallti, kartonë të verdhë e të kuq, VAR e plot kontestime.

Ndeshja e luajtur në “Allianz Stadium” pritet të pasohet nga shumë polemika për shkak të asaj që ka ndodhur në 10 minutat e fundit të ndeshjes. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1 pas dy penalltive të Cristiano Ronaldo-s dhe Romelu Luaku-t.

Portugezi është ndalur fillimisht nga Handanovic, por ka arritur të shënojë pasi topi është kthyer në këmbët e tij. Në minutën e 55-të, torinezët kanë mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Bentancur, i konsideruar i ekzagjeruar nga bardhezinjtë.

Çmenduria ka filluar në minutën e 83-të, kur zikaltrit kanë barazuar falë një autogoli të Chiellini-t. Kapiteni i bardhezinjve ka pretenduar për një faull, por arbitri e ka konrmuar golin pasi është konsultuar me VAR.

Pesë minuta më mbrapa, arbitri ka dhënë një penallti për Juventus, e tuar dhe transformuar në gol nga Cuadrado. Kartoni i dytë i kuq ka ardhur në minutën e 92-të dhe është marrë nga Brozovic. Juventus merr tri pikët dhe shpreson akoma për Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN