MENU
klinika

Serie A, Java 37

Poker i Atalantës, Gjimshiti me shokë në Champions

15.05.2021 - 15:57

Atalanta nuk fal në javën e parafundit të Serie A, duke fituar 4-3 në fushën e Genoa-s. Një sukses që fut zyrtarisht bergamaskët në zonën Champions, pasi ndaj Juventus ka bilanc pozitiv në përballjet direkte.

Miqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e tre golave. Zapata në 9’, Malinovsky 26’ dhe Gosens në 44’ cuan shifra në 0-3. Në fillimin e pjesës së dytë, Shomurodov ngushton në 1-3, por 2 minuta më pas Pasalic shënon golin e katërt për Atalantën.

Por kur u duk se gjithcka u zgjidh me lehtësi, vendasit shënojnë dy gola. Pandev në 67’ për 2-4 dhe Shomurodov sërish në 85’ për 3-4. Gjithsesi, Atalanta mbron fitoren dhe për të tretin sezon radhazi do të jetë në Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN