MENU
klinika

"Serbia e din për kë e kam pas fjalën..."

Kurti: Unë nuk besoj që luftëtarët e UÇK janë kriminelë lufte

27.05.2021 - 12:12

Kryeministri Albin Kurti ka folur lidhur me deklaratën e tij për kriminelët e luftës në Ballkan, pas darkës së punës që ka pasur në Bruksel, raporton Gazeta Express.

Kurti në Kuvend, tha se edhe Serbia edhe Brukseli e dinë se për kë e ka pasur fjalën.

“Pa numër herë edhe në këtë Kuvend unë kam folur për kriminelët e luftës dhe paqes, nuk e kam thënë për herë të parë në Bruksel, po të thuhej aty për herë të parë do të mund të bënte ndonjë nënpyetje, Serbia po e din për kënd e kam pasë fjalën, Brukseli e din për kënd e kam pasë fjalën, s’di pse disa në Kosovë po lajmrohet kot si kot. Pra, unë nuk besoj që ka luftëtarë të UÇK-së që janë kriminelë të luftës. Po unë besoj që kriminelë të luftës nuk ka vetëm në Serbi, ka edhe në veri të Kosovës edhe në Bosnje. Unë këtu shoh një lloj paaftësie për të na bërë kritike. Ne kemi problem të madh me juve sepse jeni të paaftë për të bërë kritikë”, ka thënë Kurti.

Tutje shefi i qeverisë u shpreh se me serbët lokalë do të dialogojnë për zhvillim dhe jo për pajtim.

“Dialogu me serbët lokalë është njëra nga zotimet tona dhe ne konsiderojmë që dialogu me pakicat duhet të jetë dialog për zhvillim dhe jo për pajtim. Unë s’besoj që serbët, shqiptarët, romët duhet të pajtohen, sepse lufta ska qenë për pajtim por përshkak të hegjemonisë së Beogradit dhe shtypjes së popullit tonë. Pra në 1998-1999, s’kanë luftuar serbët me shqiptarët por populli shqiptar me Serbinë”, u shpreh ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bedri Islami/ Dëshmia në Hagë

Aktakuza/ Tre qëndrime ndaj çështjes Thaçi

“Me Shqipërinë do bëj marrëveshje jo për..."

Albin Kurti flet për bashkimin Kombëtar