MENU
klinika

Balerinë absolute

“La Scala” pa yllin e skenës… Shuhet Carla Fracci

27.05.2021 - 15:53

       “Baleti nuk është te gjymtyrët, por në mendje”. Kjo ishte një nga fjalitë e preferuara të Carla Fracci-t, një nga balerinat klasike më të njohura të gjitha kohërave, që u shua sot në moshën 84-vjeçare.

Fracci ka qene një nga divat e para popullore në këtë fushë, ndoshta sepse rridhte nga një familje modeste milaneze, ku lindi më 1936.

Ka performuar me mitet e baletit klasik, si: Rudolf Nureiev, Erik Bruhn, Mikhail Baryshnikov, Gheorghe Iancu, Vladimir Vasiliev, Henning Kronstam, – ylli i tempullit klasik të teatrit “La Scala” prej vitit 1958, në moshën 22-vjeçare.

Po ashtu, konsiderohej një artiste unike, që shkëlqente si në baletin klasik edhe në performancat në muzikën pop, e pranishme gjerësisht jo vetëm në skenat muzikore, por edhe në programe televizive.

Protagoniste e më shumë se 150 roleve, ku spikaste “Giselle”, që çoi deri në perfeksion, Fracci ka marrë duartrokitjet në më shumë se 5 dekada në skenat më prestigjioze të botës, nga “Royal Ballet”, “American Ballet Theatre” dhe “Scala” e vendlindjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN