MENU
klinika

NBA

Lakers i falet LeBron James, kalojnë në play-off

20.05.2021 - 12:05

Skuadra e Los Angeles Lakers fitoi 103-100 ndaj Golden State në ndeshjen e “play in tournament”, duke siguruar të drejtën e kualifikimit në fazën play off.

Fitorja e Lakers u vendos nga një gjuajtje e saktë për tri pikë e LeBron James 58 sekonda nga fundi, një takim që dukej se po shkonte drejt shtesës. Davis me 25 pikë e 12 rebound si dhe LeBron James me një “triple double”, 22 pikë, 11 rebound e 10 asist, ishin vendimtarë për Lakers.

Për Golden State u dallua i zakonshmi Stephen Curry, me 37 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Në çerekfinalet play off, Lakers do të luajnë ndaj Phoenix Suns. Pavarësisht humbjes, për Golden State ka ende shpresë, pasi kanë një ndeshje shtesë ndaj Memphis Grizlies, që fitoi 100-96 ndaj San Antonio Spurs.

Brooks me 24 pikë e Valanciunas me 23 pikë e 23 rebound bënë diferencën për Memphis, duke i bërë të pavlefshme 20 pikët e DeRozan dhe Gay. Faza play-off do të nisë të shtunën me dy ndeshje, nga një për secilën konferencë. Milëaukee Bucks përballet me Miami Heat, ndërsa Los Angeles Clippers ndaj Dallas Mavericks. Janë nga 5 ndeshje mes tyre, por nëse 1 ekip fiton 3, kalon në gjysmëfinale të play-off.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN