MENU
klinika

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj

LB: “Vish opingat e Sheros dhe largohu kokulur nga posti Kryetarit të PD”!

16.05.2021 - 16:59

Të nderuar, të dashur miq 🇦🇱,

Kam marrë disa mijëra mesazhe me vlerësime dhe rezerva mbi qëndrimet e mija para/pas humbjes turpëruese të radhës të Bashës !
Në pamundēsi tju përgjigjem emër për emër, b/l po ndaj artikullin e fundit, ndërsa në vijim gjeni 5 mesazhe përmbledhëse:

Së pari, për demokratët e dëshpëruar por me arsye të shëndoshë: “Zgjedhjet e 25 prillit edhe janë dhuruar, edhe janë shitur edhe janë humbur nga Lulezim Basha”.
Ndërsa, zgjedhjet janë çertifikuar nga faktorët ndërkombëtarë dhe kështu megjithëse i besdisur nga “Gjonmarkaj në vend të Gjuzit”, e sigurt që “Sulltan Rama” do kalërojë edhe 4 vitet që vijnë !
Arkat me ankimimet në SPAK për vjedhjet e Ramës, Doshit, Qifes dhe shpërdorimi i metëjshëm i PD për të justifikuar humbjen, është akt i fundit i papërgjegjshmërisë cinike të kryetarit në ikje!
Kujtoni hetimet për Dushkun 2001, Tërmetin 2017, etj që shërbyen si rekomandime për zgjedhjet pasardhëse por nuk e ndryshuan rezultatin!!
Histeritë se: “beteja vazhdon, do vesh opingat & ngjesh gjerdanët për të dalë malit” apo mashtrimet cinike të anal-istëve të punësuar me byrek në portalet e kunatit, se: “udhëheqësi i lavdishëm & kostum Euroatlantik”, por pa këllqe & pa asnjë fitore në 8 vjet: “në mos në Tetor 2021 në Mars 2022”, do ta rrëzojë Ramën etj, janë si pabesi tinëzare të mavro kapitenit të mbytur që kapet pa, karriges … deri në vdekje!

Duke parë në sy këtë të vërtetë, çdo ditë e humbur nuk i shërben as karriges së vulëhumburit dhe as të ardhmes së PD që nëse vijon me: “grusht bashkuar rreth udhëheqësit të rrethuar nga agjentët e Ramës” dhe kauzat cinike të Markut të Komisionit i thënçin tē drejtuar/poshtëruar nga një spiun i sigurimit dhe diskretituar për produktet, PD kërcënon seriozisht të humbasë edhe zgjedhjet e 2025!

#Sëdyti, kështu (fatkëqësisht për karrierën) si ish-këshilltar, e përsëris thirrjen publike për Lulin, që pas humbjes turpëruese të 25 prillit, kokëulur para demokratëve të japë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i kryetarit të PD, post që siç e dinë edhe muret e selisë së PD i është dhuruar në 2013 dhe është vetë-emëruar pa asnjë meritë dhe pa asnjë dinjitet në 2017!
Komedia e “kamikazit pas karrikes” s’do ti shërbejë as PD, as vendit por si lëndë e parë për librin-2 me misionet e humbura, ashtu si përrallat me meritat e Lulit për anëtarësimin në NATO, vizat, rrugën e kombit, tunelin e Elbasanit, që nuk besoj se do i lexojë askush, përveç kompanisë familjare, e vetmja që ka dalë me bilance të majme nga kjo opozitë 8 vjeçare.
Kështu, Basha është përgjegjës jo vetëm për humbjen rraskapitëse të zgjedhjeve në 2021, për humbjen dëshpëruese 2017; për 2 zgjedhjet lokake (2015 & 2019), për mungesën foshnjarake të përballjes me oponentët dhe kontribuesit, por mbi të gjitha për keq-katandisjen e PD-2021!

Për demokratët qëndrestarë, kujtoj vetëm zgjedhjet e 2017, ku Basha shpërdoroi PD në një qeveri delirantësh pa emër dhe fitoi vetëm 43 deputë sekserë, ndërsa Lulezimi u zgjua vetëm për të mbajtur me dhëmb por pa integritet karrigen e Kryetarit.

#Sëtreti, një mesazh për skuadrën me 12 kryetrimat e deleguar, që pas dopios së rakisë konfirmonin se do fitonin mbi 84 deputëtë; porositën Kalin e Kryeministrit për Bashën, ndanë postet për 150 ministra, 500 zëvendësa, 3000 drejtorë/e doganash, policish, etj si dhe çdokush nga të emëruarit e listës që kanë fituar më pak se 25 % të herësit (më pak se 2500 vota) = të japin dorëheqjen nga mandati deputetit, që u është dhuruar në kurriz të demokratëve!
Të tjerat pallavra inferiorësh që do e turpërojnë kuvendin e RSh & PD edhe për 4 vitët që vijnë!

#Sëkatërti, ndersa PD është themel i pluralizmit, mbetet ulëritëse dhe mision fisnik për ta shëruar, transformuar dhe frymëzuar si një projekt fitues për demokracinë funksionale si gjithë europa.
Aspak e lehtë, është ndërmarrje shumë e vështirë por jo mision i pamundur për njerëzit e lirë!
Uroj dhe besoj që demokratët, veçanërisht gjenerata e lindur në liri (pas viteve 90) do ta çlirojnë kështjellen e pushtuar për 8 vjet nga Basha@co & garda e rambo-seksereve!

#Sëpesti, ri-konfirmoj se nuk i jam bashkuar asnjë grupimi apo individi që ka si qëllim në vetvete = karrigen e Kryetarit humbës.
Në të kundërt mbetem ushtar i Atdheut për të kontribuar me përgjegjshmëri & përunjësi për mbrojtjen e interesave Kombëtare & vlerave euroatlantike në RSh si në 🇺🇸 dhe gjithë 🇪🇺-n !
përkushtimisht 🙏 🇦🇱 -✌ Piro Ahmetaj